Kopeja e deleve ecin në rreth pa ndërprerë për 12 ditë

Një tufë delesh i shtangu njerëzit pasi që ato lëvizën “në një rreth për 12 ditë të tëra pa u ndalur’.
Pamjet, të marra dy javë më parë në Kinën veriore, tregojnë qindra dele që ndjekin njëra-tjetrën në një rreth të madh.
Pronarja e deleve, Miao pretendon se filloi me disa dele përpara se e gjithë tufa të bashkohej.
Në video, mund të shihen edhe disa dele duke qëndruar plotësisht të palëvizshme, por duke ruajtur ende formën rrethore.
Kur u krijuan boshllëqe të mëdha, kafshët e fermës nuk u shkëputën.
Raportohet se në vendngjarje ndodhen 34 kullosa dhensh, por vetëm delet në numrin 13 kanë lëvizur në këtë mënyrë.
Edhe pse nuk dihet me siguri se çfarë e shkaktoi që delet të sillen në këtë mënyrë, një sëmundje bakteriale e quajtur Listerioza dihet se shkakton ‘qarkullim’ te kafshët.
Sipas Mole Care Farm Vets, në përgjithësi lidhet me silazhin e prishur
Sëmundja inflamon njërën anë të trurit, kjo është arsyeja pse shpesh vërehet rrethimi dhe ndonjëherë paraliza e anës së prekur.
Ndërsa janë të infektuara, delet duken të çorientuara./21Media

Back to top button