Në Kosovë vetëm 49 çerdhe publike, numër më i madh i çerdheve private

Në Kosovë aktualisht janë afro 50 institucione parashkollore publike.
Për portalin rtv21.tv Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka treguar se në total janë 49 institucione parashkollore publike, 177 institucione parashkollore private të licencuara dhe 8 qendra me bazë në komunitet.
Sipas MASHT-it, në institucionet parashkollore janë gjithsej 10 mijë e 311 fëmijë, kurse 22.086 fëmijë të moshës 5-6 vjeç në kuadër të shkollave fillore.

Në krahasim me numrin e institucioneve parashkollore në zonat urbane, është një numër i vogël në zonat rurale.
Sipas të dhënave që ka siguruar portali rtv21.tv në zonat rurale janë vetëm 9 institucione publike parashkollore.
“Institucionet  parashkollore kryesisht janë të ndërtuara në zonat urbane, vetëm 9 institucione publike si paralele të ndara janë në zonat rurale. 10 qendra me bazë në komunitet në zonat rurale, mbështeten nga UNICEF-i. 12 po ashtu në zonat rurale, të mbështetura nga Save the Children”, thuhet në përgjigjen Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Është bërë e ditur se gjithsej 31 qendra me bazë në komunitet janë të mbështetura nga donatorët./21Media
 

Back to top button