Kosnett përkujton masakrën e Reçakut: Do të angazhohemi për drejtësi

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett sot përkujtoi masakrën e Reçakut.

Ai u shpreh se do të angazhohen për të siguruar drejtësi.

“Sot ne qëndrojmë me Kosovën duke nderuar përkujtimin për viktimat e Masakrës së Reçakut dhe për të riafirmuar angazhimin tonë për të siguruar drejtësi dhe lehtësim për familjet e tyre dhe të dashurit”, shkroi Kosnett.

Sot, më 15 janar 2021 janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kanë kryer njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak. Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme në Reçak janë vrarë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.

Back to top button