Kosova dhe Greqia nënshkruajnë dokumentin për bashkëpunim në shumë fusha

Në kuadër të thellimit të raporteve të mëtutjeshme mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë, të mërkurën në Prishtinë u nënshkrua dokumenti që formalizon bashkëpunimin në fusha të ndryshme mes Ministrive të Jashtme të të dyja shteteve.
Ky dokument u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës,  Kreshnik Ahmeti dhe homologu i tij grek, Kostas Fragoggianis, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Sipas Ahmeti, nënshkrimi i sotëm i këtij dokumentit ka për qëllim intensifikimin e mëtutjeshëm të raporteve të shkëlqyera që po ndërtohen midis dy vendeve, Kosovës dhe Greqisë./21Media

Back to top button