Kosova dhe Shqipëria do ofrojnë edhe ndihmë juridike në çështje civile dhe tregtare
Ndër 13 marrëveshjet që sot u nënshkruan në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare ishte edhe marrëveshja për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet civile dhe tregtare.
Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu me këtë marrëveshje qytetarëve tanë do u garantohet mbrojtje juridike dhe qasje e lirë pranë gjykatave por edhe institucioneve të tjera.
“Do të rregulloj procedurat lidhur me gjendjen civile çështjet familjare, marrëdhëniet e punës, çështjet e pronësisë marrëdhëniet e tjera civile ose tregtare të personave fizik, por edhe të personave juridik. Me këtë marrëveshje qytetarëve tanë do u garantohet mbrojtje juridike dhe qasje e lirë pranë gjykatave por edhe institucioneve të tjera. Po ashtu përmes marrëveshjes janë rregulluar çështjet të cilat trajtojnë përjashtimin nga legalizimi i dokumenteve fuqinë juridike të dokumente publike ndihmën juridike dhe lirimin nga pagesa e shpenzime gjyqësore por edhe mbrojtjen juridike dhe qasjen e lirë në gjykata dhe institucionet tjera”, theksoi ministrja Haxhiu.
Ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Ulsi Manja tha se bashkë me homologen e tij kosovare, Albulena Haxhiu janë bashkudhëtar drejt një procesi të integrimit të sistemeve ligjore dhe administrative në rrugën e dy vendeve drejt BE-së.
Sipas Manja marrëveshje për ndihmë të ndërsjellët juridike në çështjet civile dhe tregtare hap një kapitull të ri të bashkëpunimit edhe në fushën civile ku përfitues janë qytetarët e të dyja vendeve.
“Unë dhe ministrja, Haxhiu e konsiderojmë vetën bashkudhëtar drejt një procesi të integrimit të sistemeve tona ligjore dhe administrative në rrugën tonë të integrimit në BE. Natyrisht që me qeverinë e Kosovës në fushën penale bashkëpunimi ndërgjyqësor është në nivelet më të larta përkundrejt të gjitha atyre marrëveshjeve dypalëshe që kemi nënshkruar me shtetet e BE-së“, theksoi ai.