“Kosova do të jetë në krah të Shqipërisë në të mirë të interesit të përbashkët”

Presidentja Vjosa Osmani sot ka uruar 28 Nëntorin, ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Osmani ka theksuar se kjo datë ka shumë peshë historike.
“Në këtë ditë ka lindur komandanti legjendar Adem Jashari dhe po në këtë ditë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u paraqit për herë të parë publikisht. Të dy këto ngjarje i japin edhe më shumë kuptim nëntorit, sepse bartin në vete frymën e lirisë, idealin e brezave që nga Skënderbeu, Ismail Qemajli, Isa Boletini e shumë patriotë të tjerë.”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Presidentja ka uruar që që Shqipëria krahas Kosovës, të ketë sukses në të gjitha fushat.
Ajo ka shtuar se Kosova do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në të mirë të interesit të përbashkët, duke thelluar më tej lidhjet tona ndërmjet motrave e vëllezërve, sikurse edhe ato strategjike!
Sot 109 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e kanë shpallur Pavarësinë e Shtetit Shqiptar./21Media

Back to top button