Ansambli ”Çeta e Profetëve” fitues i edicionit të 32-të të Festivalit ”Hasi Jehon”

Me ndarjen e çmimeve, mbrëmë përfundoi edicioni i 32-të i Festivalit ”Hasi Jehon”, në të cilin çmimin ”Malësori” e fitoi ansambli “Çeta e Profetëve” nga Kruma e Hasit.

Juria e përbërë nga Sami Piraj (kryetar i Jurisë), Asim Canolli, Hysen Dida, Dilaver Kryeziu  dhe Muhamet Lushaj ka bërë ndarjen çmimeve tradicionale të Festivalit. Samir Piraj, kryetar i Komisionit ka thënë se festivali ka arritur që të trajtojë probleme më esenciale të vlerave të trashëgimisë shpirtërore dhe asaj muzikore.

”Edhe ky edicion është spikatë me shumë karakteristika që e shenjëzojnë si një ngjarje të shënuar kulturore. Natyrisht, e ka pas shumë vështirë të qëndroj në ballë të problemeve të cilat janë praktikisht të pranishme në jetën tonë siç është Covid 19 dhe problemet tjera. Megjithatë ka shumë karakteristika që e shenjëzojnë si Festivalin unikat tash për tash në Kosovë dhe ky eveniment, kjo ngajrje kulturore shpresoj që të jetë pjesë e ruajtjes insttitucionale të trashëgimisë shpirtërore dhe materiale. E them për shumë arsye dhe njëra ndër to është organizimi kaq dinjitoz i Ansamblit “Malësori” si gjenerator faktikisht realizues i këtij Festivali në krye me kryetarin Haziz Hodaj”, ka thënë Sami Piraj.

Piraj ka shpalosur edhe çmimet që janë ndarë.

Çmimin “Malësori”-“Çeta e Profetëve” nga Kruma e Hasit

Çmimi “Malësorja”- Ansamblit “Deçani” nga Deçani

Çmimi “Lahuta”-Ansamblit “Bresana” nga Bresana

Çmimi “Nazmije Totaj”-Mamure Belajt nga Kaçaniku

Ritali më objektiv-Ansamblit “Bresana” nga Bresana

Grupi më i dalluar i rapsodëve – “Hajvalia” nga Hajvalia

Kostumet autoktone-“Deçani” nga Deçani

Koreografia më e mirë-Ansambli “Bajram Curri” Prishtinë

Grupi më i mirë i vallltarëve-“Anamorava” Viti

Dyshja më e mirë e valltarëve-dyshja e Ansamblit “Deçani” nga Deçani

Vallatarja më e mirë-Rilindë Gjonbalaj “Vuthaj” Mal i Zi

Valltari më i mirë- Fahri Musa nga Ansambli “Anamorava” Viti

Rapsodi më i dalluar-Përparim Brati nga Kruma

Orkestra më e dalluar-“Bajram Curri” Prishtinë

Instrumentisti i dalluar i takoi Muharrem Dibrës nga Kruma e Shqipërisë./21Media

Back to top button