Kosova e do bashkësinë ndërkombëtare të reformuar

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e nisi vitin me sugjerime për bashkësinë ndërkombëtare të cilës i tha se i duhet një strategji e re politike.

‘’perëndimi ka nevojë për një strategji të re”, ka thënë ajo.

Deklarata e ministres Gërvalla në praninë e sekretarit të jashtëm britanik, David Cameroon, është kritikuar nga ish-diplomatja, Alma Lama, sipas së cilës përfaqësuesit e Qeverisë nuk mund ta këshillojnë faktorin ndërkombëtar për strategjitë e tyre.

“Është jo profesionale dhe jo diplomatike që perëndimit t’i kërkohet të ndërtoj strategji të re. Nuk është fare në punën e Qeverisë të i jap mend të tjerëve, por t;i mbroj interesat e Kosovës”, ka thënë Lama për RTV21.

Kosova ka shprehur kritikat e saj ndaj siç tha diplomacisë perëndimore për një, sic e cilësoi, qasje të pabalancuar në proces të dialogut Kosovë-Serbi. Kryeminstri Kurti, në fundvitin e klauar tha se bashkësia ndërkombëtare po e përkëdhelë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Në vend të shkopinjve, presidentit të Serbisë i janë ofruar karota. Sa më shumë telashe të bëjë në rajon, aq më shumë para kërkon dhe merr nga BE-ja. Sa më shumë të lëvizë drejt Rusisë dhe Kinës, aq më shumë Bashkimi Evropian e ndjek me fonde. “Tani kemi një marrëveshje që duhet mbrojtur nga ata që e kanë sjellë. Nuk mund të ndodhë që një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme të shkelet pa pasoja”, ka deklaruar Kurti.

Bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, Toby Fogel, pret nga faktori ndërkombëtar të jetë më i zëshëm ndaj Serbisë pas sulmit në Banjksë. Në emisionit Click të RTV21 Toby Vgel, vlerëson se nuk ka shumë rezultate në proces të dialogut i cili ndërmjetësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga SHBA-ja.

“Dhe një nga arsyet pse është kështu është sepse nuk kishte absolutisht zmbrapsej pas Binjakes, asnjë. Kishte pak retorikë nga Bashkimi Evropian, nga Gjermania, nga SHBA-ja, por asnjë pasojë për Serbinë dhe qeverinë e Serbisë. Nuk kishte zmbrapsej fare. Dhe përderisa e ashtuquajtura bashkësi ndërkombëtare është e përkushtuar që të vazhdojë punën si zakonisht me Serbinë e Vuçiqit nuk e shoh se situata do të përmirësohet. Dhe e njëjta ndodh edhe me dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, i cili, siç dini, nuk ka prodhuar asgjë realisht që nga e ashtuquajtura marrëveshje e Ohrit dhe ne mund debatojmë gjatë nëse vërtetë ishte një rezultat sepse njëra palë më pas e bëri shumë të qartë se nuk ishte e interesuar, se nuk e sheh veten të detyruar me këtë marrëveshje’’., është shprehur Vogel/

Kritikat e përfaqësuesve të Qeverisë ndaj faktorit ndërkombëtar janë bërë në kohën kur përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së po i kërkojnë Kosovës dhe Serbisë zbatimin e obligimeve që dalin nga marrëveshjet e Brukselit. Për Kosovën themelimi i Asociacionit. Ish-diplomatja, Alma Lama, vlerëson se Qeveria nuk mund t’i shmanget zotimeve ndërkombëtarë duke i dhënë kritika BE-së.

‘’Nuk mund ti shmanget obligimeve që ka Kosova. Këto janë deklarata që tregojnë papjekuri politike. Kosova duhet ta luaj rolin bashkëpunues”.

Ndërkohë, BE-ja i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës një draft-statut të Asociacionit duke konsideruar si cështje urgjente themelimin e tij./21Media

Back to top button