Kosova e para në botë për numrin e vdekjeve nga koronavirusi në 1 milion banorë

 

Themeluesi dhe Drejtori i Institutit për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol, para disa ditësh ka publikuar listën e shteteve me më së shumti vdekje në një milion banorë, e para është Kosova. Pas Kosovës renditen Peruja, Bolivia dhe Meksika.

Lidhur me këto statistika ka reaguar deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila e fajëson LDK-në për keqmenaxhim.

“Kaq për menaxhimin e mirë të ArmendZemaj nga LDKdhe lavdërimin e Isa Mustafës për punën e kryer nga juristi, Ministër i shëndetësisë. Ironikisht, duket se Isa Mustafa po lexon mbrapsht “suksesin” e Kosovës. Kush është “xhelati i vërtetë” po tregojnë statistikat.”, shkroi ajo në Twitter.

Ka shkuar në 10 mijë e 795 numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë. 6 mijë e 411 persona janë shëruar, kurse 365 kanë vdekur si pasojë e COVID-19./21Media

Back to top button