Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova edhe me një ministri!

Çerkezi tha se do ta bëjnë Ministrinë për Fetë dhe Familjen

Me fitoren e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi në zgjedhjet e 11 qershorit Kosovës do t’i shtohet edhe një ministri, ajo për Fetë dhe Familjen. Këtë e ka thënë kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi në një intervistë për KP.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për një ministri të tillë për shkak se feja është një temë e ndjeshme dhe që duhet investuar në të.“Dje në Gjilan kërkova që neve të kemi edhe një Ministri për çështjet fetare, sepse është temë e ndjeshme, është temë që do investuar në të, do trajtuar, jo vetëm të fesë, por të fesë dhe familjes. Për faktin se kemi nevojë edhe për familjen ku në programin tonë të koalicionit kemi të bëjmë edhe për shtimin e natalitetit, sepse ka filluar të bie. Por, përveç shtimit të natalitetit detyrimisht duhet të merremi edhe me llojin e natalitetit, çfarë cilësie kemi brenda natalitetit…Me emër të Zotit po, sepse është domosdoshmëri e kohës, përndryshe do të na e mbjellin të tjerët pastaj dhe do na e mbjellin sepse kushtetuta ekziston, komunitetet fetare janë edhe një ministri e tillë do të ishte perlë”, tha ai.

Ndërsa, tek çështja e lëndës së edukatës fetare ai tha se e kanë kërkuar me arsyetimin që të mos futet në Kosovë eksperimente të huaja në interpretimin fetar. “Tek çështja e lëndës së edukatës fetare që e kemi kërkuar në atë kohë është pikërisht që të mos lejojmë që të na futen eksperimente të huaja në interpretimin fetar të cilin nuk shkon për shtati me të vërteten. Dhe çfarë ndodh islami politik i cili është sajuar nga politikanët kanë arritur që sot Kosova është bërë nga politika që është lejuar të bëhet, në radhë të parë është lejuar, në radhë të dytë është sajuar se është krejtësisht sajesë, sepse kjo shoqëri s’ka qenë kurrë ekstreme, as nuk mund të jetë as nuk do të jetë”, tha ai.

Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi, thotë se ka hyrë në listë për tu bërë deputet i Kuvendit të Kosovës pasi që ka parë që Kosova ka nevojë për ndryshime dhe për reforma. Ndërsa, koalicionin me LDK-AKR dhe Alternativen ai e quan të natyrshëm për shkak të elektoratit që sipas tij e kanë të përbashkët. Po ashtu, ai tha se edhe programi është i përbashkët, edhe çështjen e besimit në Zot edhe familjen. Ndërsa, për kandidatin për kryeministër të këtij koalicioni Avdullah Hoti, Çerkezi tha se është njëri më tepër i punës sesa i premtimeve.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button