Haxhiu i bën kërkesë Serbisë për transferimin në Kosovë të dy kosovarëve që po mbahen në burgjet serbe

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë kërkesë tek autoritet e drejtësisë në Serbi, që dy qytetarë kosovarë, që janë duke vuajtur dënim në Serbi, të transferohen në Kosovë.

Kështu Haxhiu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, teksa ka treguar se është fjala për Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dulan, të cilët po mbahen në Serbi mbi pretendimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1999.

”Javën e kaluar kam kërkuar nga Ministrja e Drejtësisë në Serbi që dy qytetarët tanë t’i transferojë në Republikën e Kosovës. Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula mbahen në Serbi mbi pretendimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1999. Z.Mehmetaj dhe z.Dula janë qytetarë të Kosovës pra edhe nën mbrojtjen e Republikës. Procesi i deritanishëm ndaj dy qytetarëve të Republikës së Kosovës është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, për vite të tëra. Çdo akuzë ndaj tyre për krimet e pretenduara, duhet trajtuar nga organet e drejtësisë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook ku edhe e ka publikuar kërkesën e drejtuar tek autoritet e drejtësisë në Serbi./21Media

Back to top button