Kosova kërkon nga Serbia kthimin e koleksionit të grabitur arkeologjik dhe etnologjik

 

Drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci, sot i është drejtuar me një letër Muzeut Kombëtar në Beograd, Muzeut Etnografik në Beograd dhe Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve me kërkesën për kthimin e artefakteve tona që vazhdojnë të mbahen padrejtesisht në Serbi, ka njoftuar MKRS.

Kërkesës së Muzeut Kombëtar të Kosovës përmes një letër përcjellëse, i dhanë mbështetje të plotë edhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Hajrulla Çeku.

“Të dy letrat argumentojnë detyrimin e Serbisë dhe institucioneve përkatëse për kthimin e këtij koleksioni bazuar në Marrëveshjet e nënshkruara që parashohin ekspozimin e përkohshëm në Beograd dhe kthimin e tij, konventën e UNESCO-s për kthimin e pasurisë kulturore në vendin e origjinës, dhe pakon e Ahtisaarit që obligon Serbinë të kthej në Kosovë koleksionin në fjalë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në Facebook.

Lexoni më poshtë letrën e plotë të Muzeut Kombëtar të Kosovës dhe letrën përcjellëse nga Ministrat e Qeverisë së Kosovës në gjuhën shqipe./21Media

Back to top button