Kosova këtë javë aplikon për anëtarësim në BE

Kosova gjatë kësaj jave, do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kështu njoftoi kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë të martën.
Kurti tha se një gjë tillë po bëhet ashtu siç është3 paralajmëruar një vit më par, ndërsa shtoi se Kosova e ka vendin në BE.
“Para një viti bëmë të ditur se aplikimin për anëtarësim do ta bëjmë këtë vit dhe sot në këtë mbledhje po ju njoftojmë se aplikimin në Bashkimin Evropian do ta dorëzojmë këtë javë. Ka ardhur koha që statusin potencial për kandidat ta kthejmë zyrtarisht në kandidat për anëtarësim. Bashkimi Evropian është vend i paqes dhe vendi ynë natyrisht se e ka vendin në këtë shtëpi”, ka thënë ai në hyrje të mbledhjes së Qeverisë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?