Kosova më mirë se shumica e shteteve të BE-së për qasjen në internet

Më mirë se Italia, Franca e Spanja

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se Kosova më mirë se shumica e shteteve të Bashkimit Evropian dhe larg vendeve të rajonit për sa i përket shtëpive me qasje në internet.

Sipas tij, këtë vit është arritur të kemi mbulueshmëri prej 93% të shtëpive. Këtë sipas Llukës, e ka konfirmuar Agjencioni Statistikor Evropian – Eurostat.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se ndihet krenar me Kosovën, që sipas EUROSTAT-it qëndron në krye të Evropës, për sa i përket përhapjes së internetit me 93%. Veseli ka potencuar se gjithmonë ka besuar se duke investuar më shumë në IT, do të mund të hapen më shumë vende të reja pune për të rinjtë. “28 vjet më parë, në gushtin e vitit 1991, World Wide Web filloi të funksionojë si shërbim publik, duke nisur një revolucion teknologjik që sot ka transformuar radikalisht jetët tona. Unë jam krenar me Kosovën, që sipas EUROSTAT-it qëndron në krye të Evropës, për sa i përket përhapjes së internetit me 93%. Siç e tregon ky grafik, jo vetëm që vendi ynë lë prapa të gjitha vendet e rajonit, por konkuron me vendet më të zhvilluara të kontinentit. Unë gjithmonë kam besuar se duke investuar më shumë në IT, do të mund të hapim më shumë vende të reja pune për të rinjtë tanë të talentuar, prandaj edhe kemi krijuar Ministrinë e Inovacionit e cila nē të ardhmen do të jetë motor i zhvillimit të këtij sektori”, ka shkruar Veseli në Facebook./21Media

Back to top button