Kosova mposhtet nga Hungaria

(Lajm i përditësuar)

Kosova mposhtet nga Hungaria

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Hungarisë dhe Kombëtares së Kosovës, ku trajneri Franco Foda është njoftuar me humbjen e parë në krye të “Dardanëve”.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Puskas Arena”, Kosova u mposht si mysafire e Hungarisë me shifrat 2:0

Golat për hungarezët i shënuan Dominik Szoboszlai (minuta e 58’) dhe Zsolt Nagy (minuta e 86’).

Pas fitores 1:0 ndaj Armenisë, Kosova e pëson 2:0 nga Hungaria dhe e mbyll ciklin e miqësoreve të këtij muaji me humbje.

Miqësorja e radhës e Kosovës është më 5 qershor kundër Kombëtares së Norvegjisë.


Është shënuar edhe goli i dytë në stadiumin “Puskas Arena”, ku po luhet miqësorja mes Hungarisë dhe Kombëtares së Kosovës.

Hungaria e ka thelluar epërsinë në 2:0 kundër Kosovës, përmes golit të shënuar nga Zsolt Nagy,


Hungaria kalon në epërsi

Kombëtarja e Hungarisë ka kaluar në epërsi në ndeshjen miqësore ndaj Kosovës.

Ylli kryesor i hungarezëve, Dominik Szoboszlai, shënoi në minutën e 58-të për epërsinë 1:0 të vendasve.


Pjesa e parë: Kosova dominon por nuk e gjen golin kundër Hungarisë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Hungarisë dhe Kombëtares së Kosovës.

Pas më shumë se 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Puskas Arena” të Budapestit, Kosova po barazon 0:0 si mysafire e Hungarisë.

 


Fillon ndeshja Hungaria-Kosova

Ka filluar të zhvillohet minuta e parë në përballjen tejet interesante mes Hungarisë dhe Kombëtares së Kosovës.

Ndeshja e sotme është miqësore dhe po zhvillohet në stadiumin “Puskas Arena” të Budapestit.

Kjo është miqësorja e dytë e “Dardanëve” në krye me trajnerin e ri Franco Foda, pas fitores më 22 mars kundër Armenisë në Yerevan me shifrat 1:0.

 

Back to top button