Kosova ndanë 100 mijë euro ndihma për Ukrainën
Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për kontigjentin e parë me ndhihma humanitare për Ukrainën.
“Në përgjigje të thirrjes publike të Ukrainës për ndihma humanitare bërë përmes përfaqësive të saj diplomatike dhe përmes shprehjes së solidaritetit me popullin e Ukrainës, MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim vendimin për ndarje të mjeteve buxhetorë në vlerë 100 mijë euro për dërgimin e kontingjentit të parë të ndihmave për popullin e Ukrainës”, ka thënë Kurti.
Sa i përket këtij vendimi ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla tha është bërë edhe në bashkëveprim me ShBA-të, BE-në dhe partnerët strategjik./21Media