Kosova në mesin e vendeve me rrezikshmëri për gjermanët

 

Gjithnjë e më shumë vende në Evropë po konsiderohen zona të rrezikut.

Sipas statistikave të muajit gusht nga Instituti “Robert Koch” në Gjermani janë vlerësuar vendet me rrezikshmëri të lartë për shkak të pandemisë Covid-19, duke udhëzuar qytetarët shtetasit gjermanë të mos bëjnë pushime aktualisht në këto vende përfshirë edhe Kosovën, transmeton rtv21.tv.

Vendet evropiane që aktualisht janë klasifikuar si zona të rrezikshme: 

-Shqipëria
-Bjellorusi
-Belgjikë: Provinca Antwerp
-Bosnja dhe Hercegovina
-Bullgaria: Blagoevgrad, Dobritch, Varna
-Kosova
-Luksemburg
-Mali i Zi
-Maqedonia e Veriut
-Republika e Moldavisë
-Rumania: Argeș, Bacău, Bihor, Brăila, Brașov, București, Buzău, Dâmbovița, Galați, Gorj, Ilfov, Mehedinți, Neamt, Prahova, Ialomita, Timis, Vaslui, Vrancea
-Rusa
-Serbia
-Spanja
-Turqa
-Ukraina.

Deri më tani në Kosovë numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 11 mijë e 416, kurse numri i viktimave është 401./21Media

Back to top button