Kosova nuk ka marrë shkresë zyrtare për tërheqjen e njohjes nga Sierra Leone

Ministria e Jashtme demanton Daçiqin

Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se Sierra Leone e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës si shtet të pavarur. Megjithatë nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se nuk kanë marrë asnjë lloj shkrese nga Sierra Leone.

“Nuk kemi marrë asnjë lloj shkrese zyrtare nga Sierra Leone.”, thanë në një përgjigje nga MPJ-ja për 21Media.

Serbia, tash e sa kohë, thuhet se është angazhuar në një fushatë për t’i bindur shtetet që e kanë njohur Kosovën, që ta tërheqin një vendim të tillë. Në përgjigje, Kosova, në vitin 2018, u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia./21Media

Back to top button