Policia jep detaje për djegien e ndërtesës në Ferizaj ku u lënduan 10 persona

(Lajm i përditësuar)


Dhjetë persona janë lënduar të dielën, pasi zjarri ka përfshirë një ndërtesë kolektive.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për portalin rtv21.tv se rasti ka ndodhur rreth orës 22:28, ndërsa dyshohet se ka pasur problem me njehsorët elektrik.

Me datë 11.02.2024 rreth orës 22:28 kemi pranuar një informatë se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj tek një objekt banesor është një incident zjarri.

Ekipe të policisê, zjarrëfikësit dhe ekipe të emergjencave kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Për pasojë e këtij incidenti të zjarrit, ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente kanë kërkuar 10 persona, ndërsa prej tyre 5 persona për tretman të mëtutjeshëm janë transportuar në QKUK -Prishtinē”, ka thënë Veseli për rtv21.tv.

Më tej, Veseli deklaroi se policia i ka marrë të gjitha masat e nevojshme, duke i evakuar banorët për shkak të tymit të krijuar.

“Zjarri dyshohet se ka filluar tek njehsorët elektrikë të kësaj ndërtese, ndërsa janë njoftuar edhe ekipe të KEDS të cilët kanë dalë gjithashtu në vendin e ngjarjes. Njësia e Hetimeve në koordinim me prorkurorin kujdestar ka filluar hetimet se si ka arrdhur deri te ky incident dhe per informata shtesë ju njoftojë më pas”. tha ai.


Zjarr në një ndërtesë në Ferizaj, 10 të lënduar

Nëntë qytetarë dhe një zjarrfikës janë lënduar si pasojë e përfshirjes nga zjarri të një ndërtese kolektive, në Ferizaj.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan rtv21.tv.

Në raportin ditor të Policisë thuhet se ka pasur edhe dëme materiale dhe nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 22:25, të dielën, ndërsa është cilësuar “Incident zjarri”/21Media

Back to top button