Kosova përfiton 100 milionë euro nga fondi i KE-së për COVID-19

KE-ja propozon ndarjen e 3 miliardë eurove

Komisioni Evropian ka propozuar ndarjen e 3 miliardë eurove për të luftuar koronavirusin për dhjetë vendet fqinje, e nga ky fond, Kosova do të përfitojë 100 milionë euro.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Vladis Dembrovskis.

“Paketa e ndihmës makro-financiare prej 3 miliardë eurosh për të mbështetur dhjetë vendet fqinje është një komponent i rëndësishëm i përgjigjes globale #EU ndaj pandemisë #COVID ー 19. MPJ do të vazhdojë të jetë një mjet kryesor për t’u përdorur në këtë krizë në zhvillim”, ka thënë Dembrovskis përmes një postimi në “Twitter”.

Shtetet përfituese të propozimit 3 miliardësh të Komisionit Evropian për koronavirusin janë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Gjerogjia, Jordania, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Tunizia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina./21Media

Back to top button