Kosova pjesë e festivalit të balonave në Magakaskar

Balona me ajër të nxehtë fluturojnë në qiell mbi ishullin e kuq. Balona me ajër të nxehtë që prezentoj Kosovën në festivalin e futbollit si në Francë, Slloveni dhe Hungari e kësaj radhe ka udhëtuar për një tjetër festival ndërkombëtar të balonave i cili po mbahet në Madagaskar.

Ekipi i Kosovës në këtë garë përbehet nga pilotja Lendita Muhaxheri dhe pilotet Guy Cinquin dhe Anne Laure Peter.

Sipas pilotës Muhaxheri fluturimet në këtë festival kryesisht realizohen nga 6 deri 25 nëntor në regjione të ndryshme të ishullit të cilat për vizitorët ofrojnë peizazhe të mrrekullueshme mbi regjione volkanesh Ampefi, liqene e male..

Më 25 nëntor në kuadër të ditës së fundit ekipet e vendeve të ndryshme që përfaqesojnë shtetin e tyre në këtë festival do priten nga autoritet e vendit nikoqirë përfshirë këtu edhe Kosovën ku do të shperndahen edhe mirenjohje.

Back to top button