Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova pjesë e strategjisë kombëtare të SHBA-së, ish-diplomatët e shohim me rendësi jetike

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë vitit 2026 pritet ta nënshkruaj një ligj mbi Autorizimet e Mbrojtjes Kombëtare pasi i njëjti është miratuar në Senat dhe pritet të miratohet edhe në Kongres. Përmes këtij ligji SHBA-të përkrahin Kosovën dhe vendet tjera të rajonit në rrugën drejt integrimit në NATO dhe BE,  dialogun Kosovë-Serbi të bazuar në njohje reciproke pa ndryshim  kufijsh, ndarje, apo shkëmbim territoresh sipas vijave etnike. Ish-ambasadori, Skender Xhakaliu, e quan hap të rendësishëm vëmendjen e SHBA-së ndaj Kosovës. Sipas tij, kjo mbështetje nënkupton stabilitet politik dhe të sigurisë.

‘’Mundësia e Kosovës që të jetë pjesë e NATO-s dhe të ketë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë ku nuk prekën kufijt, ku domosdoshmërishtë do të jetë njohja reciproke është natyrisht një iniciativë dhe një ligj i cili do ta ndihmojë Kosovën dhe proceset e saj përtej integrimeve në BE dhe proceseve auroaatlkantike.’’, tha Xhakaliu.

Ish-diplomati, Lutfi Bilalli, e quan shumë të rëndësishme nismën ligjore të SHBA-së e cila është miratuar në senat dhe pritet të miratohet në Kongres përmes të cilit i ofrohet mbështetje Kosovës në fushën integruese dhe të sigurisë. Sipas tij, mbështejta e SHBA-së është jetike për Kosovën.

‘’ Ky ligj është jashtëzakonisht i rëndësishëm sidomos në pikën ku ka të bëjë me njohjen reciproke. Në vitit 2026 do të kemi një kthesë në procesin e dialogut ndoshta edhe për mbylljen e tij.”, tha Bilalli

Ish-diplomatët, shtrojnë nevojën për thellimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe SHBA-së dhe BE-së. Presin që pas zgjedhjeve parlamentare qeveria e re do të ketë në fokus ruajtjen e aleancave të cilat janë jetike për vendin.

‘’SHBA-ja dhe BE-ja vazhdojnë të mbajnë një qasje thelbësore ndaj Kosovës. Kemi kritika ndaj Kosovës dhe i shohim si pjesë normale të parnerëve strategjik’’, tha Xhakaliu

‘’Qeveria e ardhshme duhet të ketë prioritet krijimin e raporteve përtejë atyre miqësore. Rapotet me SHBA-të janë alfa dhe omega e mbijetesës së shtetit tonë.”, u shpreh Bilalli.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës për veprime të koordinuara sidomos në veri të vendit./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button