Kosova-Polonia, ky është rezultati i pjesës së parë
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Polonisë në kategorinë e femrave, ku momentalisht mysafiret janë në epërsi prej një goli.
Në kuadër të kualifikimeve drejt Kampionatit Botëror 2023 për femra, pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, Kosova e gjenë veten në disavantazh prej 2:1 kundër Polonisë.
Fillimisht, “Dardanet” kanë kaluar të parat në epërsi përmes golit të shënuar nga mbrojtësja Liridona Syla në minutën e 4’ të ndeshjes.
Golin e barazimit Polonia e realizuar përmes mesfushores Karolina Gec në minutën e 18’, kurse rezultatin e ka përmbysur, në minutën e 35’ me golin e mbrojtjes Martyna Wankowska.
Rezultati pas pjesës së parë është 2:1 në favor të Polonisë.