Kosova pranon sot mbi 500 mijë vaksina Pfizer

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës sot do të mbahet ceremonia e pranimit të 515 mijë e970 dozave të vaksinës Pfizer.
Këto vaksina janë siguruara nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, të cilat në vendin tonë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ceremonia e pranimit zyrtar të këtij donacioni fillon në ora 14:00.
Në ceremoni do të marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier , koordinatorja e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Ulrika Richardson dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Kujtojmë se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 797 e 661 doza të vaksinës kundër COVID-19./21Media
 

Back to top button