Kosova sanksionon grupin kriminal rus, Wagner

Qeveria e Kosovës ka miratuar sanksionet e reja ndaj grupit kriminal rus, Wagner.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se Departamenti i Thesarit ka ndërmarrë masa kufizuese ndaj grupit Wagner, duke përfshirë edhe rrjetin mbështetës global të tyre.

“MPJ-ja propozon plotësim-ndryshimin e vendimit të qeverisë të marrë më 16 maj 2022, për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga ShBA-ja e që implementohen nga Kosova në raport me obligimet ndërkombëtare ndaj grupit Wagner si dhe bashkëpunëtorëve të tyre dhe kompanive të tjera që mbështesin fushatës luftarake ruse”, tha Bislimi./21Media

Back to top button