“Kosova sapo humbi një mik të madh e ShBA-të një patriot të devotshëm”

“Prehu në paqe, njeriu i Kosovës”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllimet popullit amerikan për vdekjen e ish-presidentit të 41-të të Amerikës, George H.W.Bush.

Haradinaj ka shkruar se Presidenti Bush gjithë jetën e tij e dedikoi në shërbim të popullit amerikan dhe paqes në botë.

“Kosova sapo humbi një mik të madh e ShBA-të një patriot të devotshëm. I pikëlluar për vdekjen e presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W Bush.  Bush gjithë jetën e tij e dedikoi në shërbim të popullit amerikan dhe paqes në botë. Presidenti Bush do të mbahet në mend për denoncim direkt ndaj represionit dhe terrorit serb ne Kosovë. Ai do te mbahet në mend për “mesazhin e Krishtlindjeve” drejtuar presidentit serb në vitin 1992, me të cilin vendos vijën e kuqe për luftë në Kosovë duke e mbrojtur popullin tonë nga tendenca dhe kërcënimi për shfarosje nga regjimi i Milloshevicit në atë kohë. Prehu në paqe, njeru i Kosovës. Do të kujtojmë gjithmonë!”, ka shkruar kreu i Qeverisë.

Mbrëmë në moshën 94-vjeçare ka vdekur ish-presidenti amerikan,  George H.W Bush, i njohur edhe si Bushi i vjetër. Ai kishte qenë presidenti i 41-të i Amerikës, ndërmjet viteve 1989-1993, pasi kishte shërbyer dy mandate si zëvendës president i Ronald Regan. Në muajin prill ai ishte pranuar në spital për kujdes intensiv për shkak të një infeksioni të gjakut, vetëm një javë pas vdekjes së gruas së tij, Barbara Bush, 73 vjeçare./21Media

Back to top button