Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova shënon renditjen më të mirë në FIFA

Kombëtarja e Kosovës është ngritur për dy pozita në renditjen më të re të FIFA-s, duke shënuar njëherësh pozitën më të mirë që nga paraqitja e saj në garat ndërkombëtare.
Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, ku ka theksuar se dy rezultatet pozitive të muajit mars, fitorja ndaj Burkina Fasos (5:0) dhe barazimi me Zvicrën (1:1), kanë bërë që Dardanët të renditen në pozitën e 107-të, me 1.173 pikë.
E renditjen nga ky muaj e kryeson Brazili, që tashmë e ka zhvendosur Belgjikën në vendin e dytë.
Në muajin qershor Kosova do ta fillojë ciklin e ri të Ligës së Kombeve, ku do t’i luajë katër ndeshje. E fillon me Qipron në udhëtim më 2 qershor, pastaj e pret Irlandën e Veriut dhe Greqinë, më 5 përkatësisht 9 qershor, derisa me Greqinë ballafaqohet edhe si mysafire me 12 qershor./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button