Kosova U19 u mund nga Bosnja e Hercegovina

1 min read

Kombëtarja U19 e Kosovës, femrat, sot humbi nga Bosnja e Hercegovina në ndeshjen e parë të turneut memorial “Branko Hadzi Iljoski – Cakaja”, që po mbahet në Maqedoni të Veriut.

Vashat ‘Dardane’ siç informoi Federata e Volejbollit e Kosovës, u mundën me rezultat 3-1 nga Bosnja Hercegovina në kuadër të këtij turneu.

“Ekipi i Bosnjës së fundmi kishte marrë pjesë edhe në Kampionatin Evropian të kësaj grupmoshe, derisa kjo përballje ishte shumë e rëndësishme para Kampionatit Ballkanik.”, bëri të ditur FVK.

Ndryshe, Kosova është pjesë e Grupit A në këtë Kampionat, ku merr pjesë edhe Turqia, Rumania dhe Bullgaria./21Media