Kosta Rika u shkatërrua nga Spanja

Ashtu siç edhe pritej, Spanja ka shënuar fitore jashtëzakonisht të lehtë ndaj Kosta Rikës me rezultat të thellë 7-0 duke e nisur fuqishëm rrugëtimin në Kampionatin Botëror të futbollit në Katar.

Tre gola u shënuan brenda gjysmë ore në pjesën e parë nga “Furia e kuqe”. Gjithçka nisi me golin e Olmos në minutën e 11’ i cili u pasua nga të dy tjerë brenda 20 minutave nga Asensio (21’) dhe Ferran Torres (31) duke shkuar në pushim krejtësisht të qetë.

Të përzgjedhurit e trajnerit Luis Enrique vazhduan me të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë ku shënuan edhe katër gola të tjerë përmes Ferran Torres në minutën e 54’, Gavit në të 74-tën, Solar në të 90-tën dhe Moratës në të 93-tëb për ta vulosur fitoren me rezultat 7-0.

Pas ndeshjeve të para, grupin E e kryeson Spanja me tre pikë, aq sa ka edhe Japonia në vendin e dytë, kurse Gjermania dhe Kosta Rika janë pa pikë.

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button