​KPM-ja me rregulla të reja: Synohet monitorimi i mediave televizive dhe rritja e transparencës

Objektivat kryesore ndërmarrëse të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2024 përfshijnë monitorimin e transmetimeve televizive, mbrojtjen e qytetarit nga përmbajtjet e ndjeshme mediale, tregun e shëndoshë medial si dhe rritjen e transparencës së mediave të cilat janë të licencuara.

Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Jeton Mehmeti tha se të gjitha këto objektiva specifike do të realizohen në bazë të rregulloreve të reja, të cilat do të hyjnë në fuqi gjatë këtij viti.

Mehmeti theksoi se për të zbatuar këto objektiva, KPM-ja ka kapacitet të mjaftueshëm. Ai tha se nëse në fund të vitit realizohet ky plan, situata televizive do të jetë më e mirë, si për qytetarët ashtu edhe për rritjen e transparencës së mediave.
Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i KPM-së, Faruk Rexhaj tha se monitorimi i mediave do të vazhdojë dhe se fokusi më i madh do të qëndrojë tek mediat televizive. Rexhaj tha se gjatë këtij viti KPM-ja do të pajiset edhe me disa pajisje teknike të cilat do të mundësojnë monitorim të dyfishtë.
Back to top button