Trump nuk ka imunitet presidencial, vendos gjykata amerikane

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk ka imunitet presidencial dhe mund të ndiqet penalisht nën akuzat për komplot për ta përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, ka vendosur një gjykatë në SHBA.
BBC raporton se Trump kishte pretenduar, në një çështje ligjore historike, se ka imunitet nga akuzat penale për veprimet për të cilat tha se u përkisnin detyrave të tij si president.
Por, vendimi i së martës në Washington DC e rrëzoi këtë pretendim.
Ish-presidenti pritet ta apelojë vendimin, që nënkupton se rasti përfundimisht do të shkojë në Gjykatë Supreme ku konservativët kanë shumicë, 6:3.
Prokurori i posaçëm Jack Smith ngriti aktakuzë ndaj Trumpit me pretendimin se ka bërë komplot për ta përmbysur fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet e vitit 2020 dhe ka kryer mashtrim duke tentuar të qëndrojë në post.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?