KQZ-ja e dënon Nismën Socialdemokrate

 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka miratuar rekomandimin për dënimin e Nismës Socialdemokrate me 350 euro gjobë pasi që e njëjat parti nuk e dorëzoi dokumentacionit nga mbajtja e Kuvendit Zgjedhor.
Nisma nuk e ka informuar KQZ-në për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor. Për këtë shkak, kësaj partie i është shqiptuar gjobë mandatore.
Partia e Fatmir Limajt obligohet që brenda afatit 5-ditor të dërgojë në KQZ kopjet e Kuvendit zgjedhor dhe formularin gjegjës, si dhe ta paguajë gjobën e shqiptuar, në të kundërtën, nuk do të marrë asnjë financim publik dhe nuk do të certifikohet nga KQZ-ja për të marrë pjesë në zgjedhje.

Back to top button