KQZ-ja pritet ta pezullojë PSD-në, Kuçi: S’ka vend për shqetësim, në janar do ta mbajmë kuvedin zgjedhor

(Lajm i përditësuar)

Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi është deklaruar për portalin rtv21.tv rreth paralajmërimit se sot Komisioni Qendor i Zgjedhjeve do ta pezullojë këtë parti.

Kuçi tha se ka të bëjë me procedura teknike, të cilat sipas saj do t’i rregullojnë brenda 45 ditësh.

“Nuk ka vend për shqetësim. Në janar PSD do ta mbajë Kuvendin e saj, sipas afatit të rregullt dhe të monitoruar nga KQZ. Për afatet dhe detajet që lidhen me mbledhjen e Kuvendit do të njoftoheni me kohë.”, tha ajo.


KQZ pritet të pezullojë PSD-në dhe një parti tjetër, pasi nuk mbajtën kuvendin zgjedhor

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e fundit për vitin 2023, në të cilën pritet të shqyrtohen edhe dy rekomandime që kanë të bëjnë me pezullimin e dy partive politike, Lëvizjes për Bashkëveprim dhe Partisë Socialdemokrate.

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e fundit për vitin 2023, në të cilën pritet të shqyrtohen edhe dy rekomandime që kanë të bëjnë me pezullimin e dy partive politike, Lëvizjes për Bashkëveprim dhe Partisë Socialdemokrate.

Sipas KQZ-së, arsyeja e pezullimit të këtyre dy partive politike vjen për shkak se ato nuk mbajtën kuvendet e tyre zgjedhore brenda afatit ligjor.

Gjithashtu, sipas sqarimeve nga KQZ, partitë politike të regjistruara në Kosovë, e kanë për obligim ligjor që të mbajnë kuvendin zgjedhor brenda 6 muajve nga data e regjistrimit të partisë dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.

Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se Lëvizja për Bashkëveprim ka pasur për obligim që ta mbajë konventën/kuvendin zgjedhor deri më 8 dhjetor, ndërsa Partia Socialdemokrate deri më 15 dhjetor të këtij viti.

“Sipas rekomandimit që do të shqyrtohet në KQZ, këtyre partive politike u jepet një afat shtesë prej 45 ditësh që ta mbajnë konventën/kuvendin e tyre zgjedhor”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, nëse partitë politike nuk mbajnë konventën/kuvendin zgjedhor as pas këtij afati shtesë, atëherë, sipas Rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ me vendim e çregjistron atë.

Back to top button