Ia ngatërrojnë aeroplanin, 6 vjeçari udhëton i vetëm në destinacion të gabuar

Një gjashtë vjeçar ka marë aeroplanin e gabuar për udhëtim në javën e kaluar.

Mediat e huaja kanë raportuar se derisa gjyshja e tij e priste që ai të mbërrinte në Fort Myers, Florida, ai tashmë kishte mbërritur në Orlando, ndërsa valixhja e tij mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Floridës Jugperëndimore.

Kësisoj atij i’u bë fluturimi i tij i parë i paharrueshëm, transmeton rtv21.tv.

Ndërsa, gjyshja e tij kur e kuptoi këtë, u desh që të marrë makinën në gati 160 milje larg nga Fort Myer për ta marrë nipin.

Megjithatë agjencia e udhëtimit ishte gati që të ofronte rimbursim për gabimin që kishte bërë, dhe i ka kërkuar falje familjes për këtë./21Media

Back to top button