KQZ tregon mënyrën e plotësimit të saktë të fletëvotimit

 

Vetëm edhe gjashtë ditë na ndajnë nga zgjedhjet e parakohëshme të 14 shkurtit. Kështu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përms një postimi në rrjetet sociale ka treguar procedurën e saktë se si duhet të plotësohet një fletëvotim.

Sqarimi është si në vijim.

Pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur.
Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.
Listën e kandidatëve dhe numrat e tyre i gjeni në broshurën që gjendet në kabinën e votimit.
Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina dhe më pas vendoseni në kutinë e votimit.

Po ashtu bëhet e ditur se të gjitha vendvotimet do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00./21Media

Back to top button