KQZ tregon se procesi i votimit është duke vijuar normalisht

 

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, sot nga ora 07:00 kanë filluar të votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencën e parë për media të KQZ-së për sot ka bërë të ditur se vendvotimet janë hapur në orarin e paraparë në tërë territorin e Kosovës.

Sipas tij, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 794 mijë e 862 votues.

Elezi ka thënë se numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar për zgjedhje është rreth 30 mijë vëzhgues./21Media 

Back to top button