KQZ vazhdon me telefonata anonime
Reagojnë votuesit nga mërgata, GERMIN kërkon të ndërpritet ky proces
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe gjatë fundjavës ka vazhduar me telefonata anonime për të verifikuar votuesit e diasporës. Ky veprim i këtij komisioni po vlerësohet i pa pranueshëm për votuesit në mërgatë. Thanë se në këtë mënyrë KQZ po bënë përpjekje për ta cenuar të drejtën e tyre të e votës. Edhe organizata jo qeveritare Germin që përfaqëson të drejtat e mërgatës e quajti skandaloze këtë veprim të KQZ-së./21Media