Krasniqi fiton repesazhin e parë në Grand Slamin e Bakusë

 
Medalistja e artë olimpike, Distria Krasniqi ka arritur të kalojë në raundin e dytë të repesazhit në Grand Slamin e Bakusë, që po zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit.
Në raundin e parë të repesazhit të këtij Grand Slami, në kategorinë deri në 52 kilogramë, Krasniqi mposhti xhudisten nga Belgjika Amber Ryheul.
Tani, në raundin e dytë xhudistja kosovare do të përballet me atë nga Rusia Anastasia Polikaerpova.
Në rrugëtimin drejt repesazhit, në raundin e parë të kësaj gare Krasniqi shënoi fitore kundër japonezes Nanako Tsubone, kurse në raundin e dytë u mposht nga xhudistja hungareze Reka Pupp.

Back to top button