Krasniqi: Kjo qeveri e kjo mazhorancë e ka konfirmuar se s’i do çlirimtarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se kjo qeveri e ka konfirmuar se nuk i do çlirimtarët.

Ai ka publikuar edhe një video në “Facebook”, ku ka cituar Raportin për Kosovën të Komisinit Evropian.

“Kuvendi i ka përjashtuar pensionet e veteranëve të luftës nga Ligji për Pagën Minimale”, thuhet në videon e publikuar.

Krasniqi tutje është shprehur se qeveria nuk i mbështetë nevojat e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së.

Back to top button