Krasniqi: Krenar që i takoj gjeneratës së luftës e pavarësisë

I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi

Krasniqi deklaroi se është krenar që i takon dy gjeneratave, gjeneratës të rezistencës kombëtare, të luftës çlirimtare, por edhe gjeneratës së pavarësisë së Kosovës, shkruan rtv21.tv.

Megjithatë, Krasniqi deklaron se ai nuk ka qenë lavdërues për punën që është bërë gjatë të 90tave dhe as pas luftës, mirëpo ka pasur një mendim kritik se gjithmonë ka pasur mundësi të punohet më mirë./21Media

Back to top button