Vuçiq e konsideron pamaturi ndalimin e Pantiqit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka konsideruar pamaturi vendimin e autoriteteve të Kosovës për ndalim të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Në një fjalim të mbajtur para popullit, ai ka thënë se ka folur me partnerët ndërkombëtarë dhe se vendimi për arrestimin e Pantiqit e ka rrezikuar paqen.
“Pantiq është ende në bazën e Policisë së Kosovës në Leposaviq dhe për këtë janë përgjigjur serbët”, ka thënë ai.
Serbët lokalë kanë bllokuar disa rrugë në veri, pak pas ndalimit të Pantiqit.
Policia e Kosovës ka mbyllur më pas dy pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – Jarinjë dhe Bërnjak./REL
Back to top button