Gjakova në hapat e Distrias, kërkon të artën në Grand Slam të Azerbajxhanit

(Lajm i përditësuar)


Sikurse Distria Krasniqi, edhe Nora Gjakova do të luftojë për medaljen e artë në Grand Slam Baku të Azerbajxhanit.

Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin e mposhti polaken, Arleta Podolak, kurse në raundin e tretë shënoi fitore ndaj gjermanes, Seija Ballhaus.

Në luftën për çerekfinale, Nora e mposhti xhudisten franceze, Priscilla Gneto, ndërsa vazhdoi me fitore edhe në gjysmëfinale kundër turkes, Hasret Bozkurt.

Tani, në finale Nora Gjakova do të përballet me xhudisten nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani.


Krasniqi në finale, Gjakova në gjysmëfinalen e Grand Prix të Baku-s

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka siguruar medalje në Grand Prixit të Azerbajxhanit.

Distria është kualifikuar në finalen e madhe të këtij turneu pasi në gjysmëfinalen mundi italianen Giuffrida, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Xhudistja jonë është treguar më e mirë se garuesja italiane duke prekur finalen e këtij eventi të madh të xhudos.

Ndërkaq, në gjysmëfinale është kualifikuar edhe Nora Gjakova, e cila do të ballafaqohet me Hasret Bozkurt, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Back to top button