Krasniqi: Në Kosovë si asnjëherë më parë, çmimet janë rritur, shëndetësia dhe arsimi janë degraduar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vazhduar vizitat e tijë nq qytete të Kosovës. Kësaj radhe ai ka vizituar Komunën e Gjakovës.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook njoftoi se me qytetarët ka diskutuar për emigrimin.
“Në vitet 90-ta, banorët e Rekës së Keqe janë detyruar që të emigrojnë për shkaqe politike dhe përndjekjes së agresorëve serbë. Sot, familjarët e tyre, gjenerata e tyre e re, fatkeqësisht po ikin në mungesë të shpresës. Për më tepër, banorët e këtij rajoni janë të shqetësuar edhe për marrëveshjen e fundit që ka sjellë Kryeministri, duke u garantuar kompetenca shtesë dhe autonome komunitetit serb në Kosovë. “, shkroi Krasniqi në Facebook.
Ai po ashtu tha se gjendja në Kosovë është e keqe si asnjë herë më parë
“Si rezultat i keqqeverisjes, gjendja ekonomike në vend është sikur asnjëherë më parë. Çmimet janë rritur, shëndetësia dhe arsimi janë degraduar, shpenzimet e qytetarëve janë ngritur ndjeshëm e numri i atyre që po i afrohen pragut të varfërisë po shtohet çdo ditë. Është jetike për Kosovën që të angazhohemi të gjithë, bashkë dhe pa dallime, për rikthimin e shpresës në Kosovë. Të bashkohemi për ta bërë Kosovën një vend ku rinia e jonë e projekton ndërtimin e të ardhmes së saj. Kosova ka potencial për ta realizuar këtë mision – vetëm duhet punë, vullnet dhe besim e angazhim serioz. Këtë ua kemi borxh fëmijëve tanë, rinisë tonë!”, përfundoi ai./21Media

Back to top button