Krasniqi: PDK nuk është parti e vijave të kuqe

Memli Krasniqi ka thënë se  PDK është e hapur për bashkëpunim me paritë e vendit

I pyetur se a e përjashton mundësinë e lidhjes së një koalicioni pas zgjedhorë me  LDK ose VV,  Memli Krasniqi  në një intervistë për RTV21 ka thënë se PDK asnjëherë nuk ka qenë parti e vijave të kuqe dhe se janë të hapur të bashkëpunojnë në forma të ndryshme dhe jo domosdoshmërisht brenda koalicionit më të gjitha paritë e vendit të cilat punojnë në të mirën e qytetarëve,  shkruan rtv21.tv

Memli po ashtu tha se nuk do të ketë nevojë për ndonjë koalicion pas fitores siç tha ai që do ta shënojnë pas koalicioneve të fundit të cilat i ka bërë PDK dhe po ashtu ai tha se do t’i qojnë proceset përpara në të cilat ka stagnuar vendi./21Media

Back to top button