Krasniqi takoi ambasadorin e Shqipërisë, diskutuan për rezultatet e zgjedhjeve

 
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka pritur në selinë e PDK-së Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili e ka uruar për rezultatin zgjedhor të PDK-së në zgjedhjet lokale.
Krasniqi ka thënë se me ambasadorin Minxhozi kanë diskutuar lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend, në veçanti siç tha Krasniqi pas përmbylljes me sukses të procesit zgjedhor në të dy raundet.
“Ambasadorin Minxhozi e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë, si dhe theksova nevojën për forcimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi në çdo fushë, për çka do të angazhohet edhe PDK”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media

Back to top button