Krasniqi uron Bajramin: Thërrasim për mirëkuptim e tolerancë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Krasniqi në fjalën e tij ka uruar festën duke bërë thirrjë për mirëkuptim, tolerancë e dashuri mes njëri-tjetrit.
“Të gjithë qytetarëve të besimit islam në Kosovë, me fat festa e Kurban Bajramit! Uroj, në veçanti, të gjitha familjet e dëshmorëve, të martirëve dhe familjet që nuk i kanë pranë më të dashurit për këtë festë të veçantë. Në këtë ditë simbol të sakrificës dhe solidaritetit, reflektojmë dhe thërrasim për mirëkuptim, tolerancë e dashuri mes njëri-tjetrit. Bashkë dhe të shtyrë nga qëllimet e mira, uroj që secili prej nesh, angazhimin tonë ditor e profesional, ta kapitalizojmë në funksion të ngritjes dhe zhvillimit të Atdheut tonë. Urime!”, shkroi Krasniqi.
Ndryshe, besimtarët myslimanë sot kremtojnë Kurban Bajramin. Kjo festë, e cila simbolizon sakrificën e besimtarëve ndaj Zotit dhe humanitetin ndërmjet njerëzve, nisi me faljen e namazit të sabahut dhe më edhe atë të Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës./21Media

Back to top button