Krasniqi: Veprimet e gabuara të Kurtit kanë shtruar terrenin për një autonomi

Zhvillimet në veri të vendit kanë rritur presionin e faktorit ndërkombëtar ndaj Kosovës, që sërish ka kërkuar themelimin e Asociacionit. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës nuk është i drejtë teksa shton se as që bëhet fjalë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Ky presion ndërkombëtarë është i padrejtë drejtuar qeverisë së fundit dëgjova që kërkohet zbatimi edhe i asociacionit kur mirëfilli dihet që në marrëveshjen e Ohrit flitet për zbatimin e marrëveshjeve mirëpo s’ka diçka të dakorduar realisht në formë komplete për asociacionin. Dhe në këtë kuptim çfarë realisht Kosova duhet të zbatojë, çfarë asociacioni, as që bëhet fjalë. Me kompetenca ekzekutive të krijojmë Dodik të ri në Kosovë, jo nuk vjen në shprehje dhe në anën tjetër kemi sulme të vazhdueshme nga banda kriminale nga pjesëtarë të milicisë, ushtrisë atyre që kanë kryer krime në Kosovë e në veri te vendit. Kryeministri Kurti duhet të ndjek anën e qytetarëve dhe të jetë përballë kërkesave të tyre në zbatim të rendit dhe ligjit në Kosovë”.
Pop opozita e ka identifikuar kryeinstrin Kurti si fajtor për presionin ndërkombëtar.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, thotë se qasja e kryeministrit Kurti ndaj ndërkombëtarëve ka krijuar kriza në vend dhe se me gabimet e tij i është hapur rrugë një autonomie për serbët e Kosovës.

“Me Kurtin në krye të qeverisë ne me partnerët ndërkombëtarë kemi vetëm telashe e kriza. Nuk funksionin aleanca kështu
Prb është që s’po flasim as për asociacioni. Asociacioni i vitit 2013-2015 s’ka qenë kurrë telashe për Kosovën ka qenë brenda kushtetutës së Kosovës, sot neni 7 i marrëveshjes nuk flet për asociacionin. Flet për një autonomi politike dhe këtu është telashja me këto gabime e këto veprime e situatë që është krijuar Kurti e ka shtruar terrenin me kriju këtë autonomi’’.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, thotë se kryeministri Kurti tek tani po e kupton se çka është presioni ndërkombëtar i shkaktuar nga veprimeve të tij të nxituara.

“Kryeministri vetë si opozitar asgjë s’ka pranuar nga propozimi ndërkombëtarëve ka thënë që nuk di çka është presioni por vetë ky kryeministër po e sheh çka është presioni dhe ka ndërmarrë veprime të ngutshme pa koordinim me ndërkombëtarët. Ka qenë mashtruesi me i madh i këtyre ditëve që i ka mashtruar qytetarët me vendime populiste që i kanë shkaktuar dëm Kosovës dhe e kanë kthyer veriun në rezolutën 1244 që është e papranueshme dhe një qeveri që nuk është serioze s’meriton as të trajtohet nga qytetarët. Një asociacion që trajton kërkesat e komunave mendoj që një OJQ mund të pranohet, por jo me kompetenca”
Për analistin politik, Albinot Maloku, për ta shmangur presionin ndërkombëtar, qeveria duhet vazhdimisht të jetë në koordinim me ta. Sipas tij në rrethanat aktuale, Asociacioni nuk duhet të jetë në agjendë të qeverisë

“Qeveria duhet të vazhojë të bëjë veprime që me pas po tërhiqet duhet të ketë koordinim paraprak.. Prapë se prapë po i dëgjon ndërkombëtarët me presionin e tyre që ka qenë deri në iracionalitet që kanë qenë kohëve të fundit. Në këtë rrafsh qeveria duhet të ketë një praktikë të rë të koordinimit, të ndjekë agjendat e veta por mos të le përshtypjen që prapë se prapë faktori ndërkombëtarë të vendos në vend. Çështja e asociacionit qeveria s’duhet ta ketë në agjendë pa qetësimin e situatës me çështjen e zgjedhjeve dhe instalimi e serbëve në institucione lokale”.

Qeveria e Kosovës është kritikuar ashpër nga faktori ndërkombëtarë në lidhje me zhvillimet fundit në veri të vendit teksa themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një nga kërkesat e ndërkombëtarëve për të dalë nga situata e krijuar./21Media

Back to top button