LVV: Jo domosdoshmërish të mbahen zgjedhjet në veri

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë pajtuar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës, pas kushtëzimeve të BE-së dhe SHBA-së. Presidentja Osmani tha, pas takimit me presidentin francez Macron dhe kancelarin Gjerman Scholz se zgjedhjet mund të mbahen duke respektuar kornizën ligjore të Kosovës. Por, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, tha se është me rëndësi përfshirja e komunitetit në veri por nënvizoi se jo domosdoshmërisht që zgjedhjet do të mbahen.

“Mënyra se si unë e kuptoj është që edhe kryeministri edhe ne, kemi insistu që në rast se dikujt nuk i pëlqen kryetar i komunës, atëherë i vetmi mekanizëm për ta marr pushtetin nuk është përmes policisë fashiste por është duke hyrë në një proces zgjedhor. Ne jemi të gatshëm me dëgju sepse secili është i interesum që të ketë përfshirje sa më të gjerë të komunitetit atje, por jo domosdoshmërisht që do të mbahen.”
Por opozita sërish ka kritikuar qasjen e udhëheqësve të instituciomeve. Besnik Tahiri nga AAK, i cilësoi eksperiment të kryeministrit zgjehdjet në veri.

“Eksperimenti në veri të Kosovës duhet të ndalet, AAK është i vetmi subjekt politik që këtu në Kuvend i ka thënë që të mos mbahen zgjedhjet, tani ky e ndërroj mendimin dhe fatkeqësisht e dobëesoj sovranitetin. Është mirë me i dhënë paret prej buxhetit të vet, 200 mijë euro për zgjedhje, përshkak se me këtë eksperiment i ka dëmtu në esencë marrëdhëniet me miqtë por edhe sovranitetin e Kosovës.
Armend Zemaj nga LDK, kritikon marrëveshjen për zgjedhjet e reja në veri. Ai thotë se nuk mund të shtrihet sovraniteti në pjesën veriore me mandate fiktive dhe pa mbështetje elektorale.

“Qasja ka qenë e gabuar, menaxhimi ka qenë i gabuar duke përdor elemente figurative të suksesit. Por pasojat tash janë evidente dhe për mendimin tim tash do të jenë afatgjata por jo në favor të subjektivitetit të brendshëm dhe fuqizimit të atij të jashtëm të Kosovës. Kanë mund të evidentohen edhe edhe çasja edhe ndërhyrja por ushtrimi i plotë gradual i sovranitetit dhe ligjshmërisë në atë territor të Kosovës.”
Profesori Mazllum Baraliu, thotë se ligjet në Kosovë nuk parashikojnë mundësinë që komunat të shkojnë në zgjedhje përmes një marrëveshje politike Ai theksoi se ligji për Vetëqeverisjen Lokale parasheh vetëm mundësinë e dorëheqjes se kryetarëve.

“Në një situatë të dorëheqjes së kryetarëve, sipas nenit 4, presidenca e vendit do të duhe t’i shpallte zgjedhjet, por në qoftëse kjo nuk ndodh, atëherë nuk ka as baze kushtetuese për mbajtje të zgjedhjeve. Dhe mund të jetë problem në qoftëse kalkulimet politke të asaj që quhet botë serbe, Vuciqit që po e proklamon dhe po e trumbeton në sytë e botës, atëherë do të jetë vështirë dhe do të ketë probleme.”

Një përpjekje ndërkombëtare për t’i dhënë fund tensioneve në veri rezultoi me kërkesë ultimative për Kosovën dhe Serbinë, vec tjerash edhe me organizimin e zgjedhjeve të reja./21Media

Back to top button