Krerët e dy delegacioneve nisin bisedimet e paqes në Stamboll

Raundi i fundit i bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës po zhvillohet sot(e martë – 29 mars) në Stamboll të Turqisë, përkatësisht në pallatin Dolmabahçe.
Zëvendësministri i mbrojtjes i Rusisë, Aleksander Fomin kryeson delegacionin rus, i cili përfshin negociatorin Vladimir Medinsky, ndërsa David Arakhamia është kreu i delegacionit ukrainas.
Ndërkohë, presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan kë thënë se është koha për të pritur rezultate solide nga ky raund i fundit i bisedimeve midis dy vendeve.
Sipas Presidentit turk, u takon të dyja palëve të ndalojnë këtë tragjedi.
Erdogan të premtën tha se palët kanë arritur “mirëkuptim” në katër nga gjashtë çështje të cilat janë diskutuar gjatë negociatave./21Media

Back to top button