Kritikohet nisma e Qeverisë për peticion për veriun

Nesër do ta mbahet takimi i parë i grupit punues për hartimin e udhëzimit administrativ për caktimin e procedurave që përmes peticionit të largohen kryetarët e komunave. Ky takim vjen pas vendimit të ministrisë së Administratës së Pushtetit Lokal që ky udhëzim të përfundoj deri më një shtator. Udhëheqësi i grupit punues, Besim Myrtezani, tha për RTV21 se udhëzimi do të përfundojë deri në afatin e paraparë.

“Do të jetë gati deri më 1 shtator 2023, ashtu siç është përcaktuar me vendim. Jemi duke punuar. Nesër më 09 do të kemi takimin e grupit me udhëzim do të përcaktohen procedurat të cilat do t’ia lehtësojnë qytetarëve që ky proces të zhvillohet më lehtë”.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, tha se mundet me qenë ligjor kjo nismë por, sipas tij, kjo nuk mund të sjellë rezultate.

‘’ky udhëzim nuk ka pasur nevojë të shkruhet apo të projektohet sepse veprimi për largimin e kryetarit të komunës është e sanksionume në nenin 72 për vetëqeverisje lokale dhe nuk ka nevojë për procedura tjera sepse efekti i tijë është nun”.

Në opozitë e kanë kritikuar Qeverinë për këtë nismë të cilët e quajnë të pamjaftueshme në aspektin ligjor, ndërsa për aspektin politik i rrezikshëm. Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Citaku, tha se Qeveria po krijon precedent të rrezikshëm me këtë nismë.

‘’ka mungesë të infrastrukturës ligjore. Nuk ka nevojë për zvarritje kur dihet synimi final për zgjedhje në katër komunat. Ne kemi dronë se po krijohen një precedent i rrezikshëm në aspektin politik nëse synohet që të realizohen të drejtat përmes referendumeve”.
‘’jemi në vazhdën e njëtë të prodhimit të krizave të njëpasnjëshme

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, nuk e sheh të nevojshme që përmes peticionit të shkohet në zgjedhje në veri të vendit.

‘’në veri është dashur që të merren vesh jo me peticione e gjëra të tjera, por të bëhët një marrëveshje përmes Kosovë- BE-SHAB-Serbi

Zërave kritik se nisma e udhëzimit administrativ nuk do të prodhojë ndonjë efekt, udhëheqësi i grupit punues për hartimin e tij, Besim Myrtezani, nuk preferoj t’i komentoi. Nismën e Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal e quajti mjet demokratik.

”Nuk mund të flas për efekte! fakti që do të përcaktojë detajet (hapat e procesit) sigurisht se do të ketë efekte, nëse qytetarët do të shfrytëzojnë këtë mekanizëm demokratik, i paraparë me nenin 72 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale”./21Media

Back to top button